Flash News

Ditari i Opozitës

“S'është e lehtë të jesh opozitar", Meta: Mision i vështirë, por jashtëzakonisht fisnik dhe historik

“S'është e lehtë të jesh opozitar", Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se është e vështirë të jesh opozitar në një vend ku opozita është target i qeverisë, i shtetit dhe i krimit.

Megjithatë Meta përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se në të njëjtën kohë është një mision historik dhe jashtëzakonisht fisnik për çdo qytetar të Shqipërisë i cili nuk i tradhton bindjet e tij.

 “Natyrisht është e vështirë sot të jesh opozitar në një vend ku opozita është target i qeverisë, i shtetit, i krimit, por absolutisht që është edhe një mision historik dhe jashtëzakonisht fisnik për çdo qytetar të Shqipërisë, i cili nuk i tradhton bindjet e tij, i cili nuk pranon një regjim të tillë, që kërkon të zëvendësojë lirinë me frikën dhe pasigurinë, që kërkon të shkelmojë çdo ditë interesin publik dhe interesin kombëtar dhe unë besoj shumë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë, që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur”, shkroi ai në Facebook.

Të fundit