Flash News

Ditari i Opozitës

Sesioni i ri parlamentar, Berisha: Do të shumëfishojmë denoncimet ndaj regjimit

Sesioni i ri parlamentar, Berisha: Do të shumëfishojmë denoncimet

Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së.

Berisha tha nga selia blu se në këtë sesion të ri demokratët do të shumëfishojnë denoncimet ndaj regjimit të qeverisë Rama. Berisha u shpreh se parlamenti shqiptar funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëz që nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë.

Berisha: E nisim këtë sesion paralamentar, në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij rregjimi të damkosur në shkallë maksimale, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Unë e kuptoj që për mënyrën si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëz që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë, as rregullore. Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët, shkelmohen çdo orë, çdo ditë. Parlament i cili është totalisht në  funksion të regjimit të Edi Ramës, regjimit të krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Parë në këtë kontekst, është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë, na detyrojnë ne që jo vetëm që të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos.

Të fundit