Flash News

Ditari i Opozitës

“Shahemi me SMS për zgjedhjet”, Kryemadhi rrëfen sherrin me Metën: E bllokova në telefon, Basha na pajtoi

“Shahemi me SMS për zgjedhjet”, Kryemadhi rrëfen sherrin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha ajo dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Meta së fundmi konfliktohen për çështje politike.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se personi që ka ndërhyrë për t’i pajtuar është kreu i PD, Lulzim Basha.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve.

 Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tha Kryemadhi.

Të fundit