Flash News

Ditari i Opozitës

Shehaj i kundërpërgjigjet Ramës, nxjerr lejen e biznesit me firmën e Veliajt

Shehaj i kundërpërgjigjet Ramës, nxjerr lejen e biznesit me

Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Elbasani deputetin demokrat Agron Shehaj pas denoncimit që ky i fundit bëri për mbylljen e biznesit të tij.

Rama u shpreh se mbyllja u bë pasi biznesi rezultonte të ishte pa leje, por Shehaj ka vendosur t’i kundërpërgjigjet kryeministrit, duke nxjerrë në Facebook lejen e biznesit.

Në lejen e ndërtimit duket firma e kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa Shehaj thotë se gjitha është pretekst për intimidim.

“Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.

Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.

Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë.

Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit”, shkruan Shehaj në Facebook.

Shehaj i kundërpërgjigjet Ramës, nxjerr lejen e biznesit me

Të fundit