Flash News

Ditari i Opozitës

Shehi: Ndryshimi i sistemit zgjedhor, e vetmja rrugë për të mposhtur Edi Ramën

Shehi: Ndryshimi i sistemit zgjedhor, e vetmja rrugë për të

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur mbi nismën e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbledhur firmat e 31 deputetëve për referendum.

I ftuar në A2CNN, Shehi tha se kjo është një nismë e domosdoshme, si e vetmja rrugë për të mposhtur një kundërshtar si Partia Socialiste dhe Edi Rama.

“Dhe shumë e vështirë nuk ka qenë, por ka njerëz që për hir të paragjykimeve, ndikimeve, interesave të disa rrymave që ka sot opozita, ka njerëz që kanë hezituar, jo ne e mendojmë ndryshe, jo kjo nuk ka shumë shpresë. Është e vërtetë që është një iniciativë që nuk është bërë ndonjëherë që të shkohet në referendum.

E vërteta më e madhe është kjo, që në qoftë se ne nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak shanse përpara një kundërshtari si Partia Socialiste dhe Edi Rama”, u shpreh Shehi.

 

Të fundit