Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu reagon pas njoftimit të Brukselit: Bashkëpunimi BE-Ballkani Perëndimor po “varros” Ballkanin e Hapur

Shehu reagon pas njoftimit të Brukselit: Bashkëpunimi BE-Ballkani

Bashkëpunimi BE-Ballkani Perendimor po “varros” Ballkanin e Hapur. Kështu thotë ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu. Ky reagim vjen pasi Brukseli konfirmoi se takimi i rashës do të zhvillohet në Tiranë në 6 dhjetor.

“Mbas dakordesise se vendeve ne takimin para rendes nen drejtimin e Brukselit, ne zhvillim te Procesit te Berlin, per njohjen e diplomave, levizjet pa viza, etj midis 6 vendeve tona, takimi i Dhjetorit do te jete nje hap tjeter perpara ne rrugen e bashkepunimit Rajonal.

Vetem projektet e BE me Brukselin ne “krye te tavolines” mund te mbledhin te gjitha vendet tona si te barabarte midis te barabarteve”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Ai shton se “Ballkani i Hapur”, të cilin e konsideron nismë serbe, përçan Rajonin dhe dëmton Kosovën.

“Eshte nje projekt, qe shikon e kerkon te na drejtoje nga Lindja e jo nga Perendimi. Eshte nje projekt, qe kerkon te sfumoje edhe pavaresine e Kosoves.

Fundi tashme i paralajmeruar i tij, perben nje zhvillim pozitiv per bashkepunimin real, stabilitetin, demokracine e europianizimin e Rajonit.

Rajonit tone i duhen e mund te funksionojne projektet e BE, te cilat sigurojne bashkepunimin midis nesh, si dhe perputhen me aspiraten tone europiane”, shton më tej Shehu.

 

Të fundit