Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu zbardh detaje nga takimi me Yuri Kim dhe ish-ministrat: Nuk kishte konotacion politik

Shehu zbardh detaje nga takimi me Yuri Kim dhe ish-ministrat: Nuk kishte

Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, ka zbardhur detaje nga takimi i ish-ministrave nga viti 1991 me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Shehu tha për News 24 se bisedimet e zhvilluara mes të ftuarve nuk kanë pasur në fokus politikën, përpos marrëdhënieve dhe raportit 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Ishte një takim njerëzor, i këndshme, aspak e rëndë në biseda. Një tryezë normale, por jo me konotacion politik. Konotacioni i vetëm politik ishte në lidhje me rolin tonë në këtë periudhë 30 vjeçare, dhe konfirmimi i asaj që 100 vjetori i dytë i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, do të jetë më i frytshëm”, tha Shehu.

Të pranishëm në takimin e organizuar nga ambasadorja Kim, ishin edhe presidenti Ilri Meta dhe ish-kru i PD-së Lulzim Basha.

Të fundit