Flash News

Ditari i Opozitës

Shifrat shqetësuese nga Britania, Vasili: Rama po largon dhunshëm shqiptarët

Shifrat shqetësuese nga Britania, Vasili: Rama po largon dhunshëm

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar mbi raportin që tregon se 40% e emigrantëve të paligjshëm në Britani janë shqiptarë. Ai akuzon qeverinë Rama se po nxit largimin masiv të shqiptarëve.

Gjithashtu thekson se mundësitë që ofron vendi janë të mëdha, por keqqeverisja po sjellë largime masive, sikur shteti të ishte në luftë.

“Qeverisja e Rames mënxyrë, qe largon dhunshem shqiptaret! Shifra te dhimbshme, shifra te frikshme. Menxyra, qe ka pllakosur kete vend nga qeverisja e rilindjes vret çdo shprese.

Me mundesite, qe Shqiperia ka, sikur qeverisja te ishte edhe nen mesataren shqiptaret jo vetem nuk do largoheshin, por do te vinin. Por me kete qeveri qe vjedhjen kane piken e pare te dyte e te dymbedhjete te saj shqiptaret braktisin vendin me shume se vendet ne lufte”, shton Vasili.

Të fundit