Flash News

Ditari i Opozitës

"Noc Rrokun do marrësh ", Berisha i përgjigjet Spiropalit: Gjuha dëshmi flakëruese e karakterit

"Noc Rrokun do marrësh ", Berisha i përgjigjet Spiropalit:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit  të ministres, Elisa Spiropali ndaj deklaratës së tij se ajo kishte ëndërruar të bëhej ministre e Jashtme, por videoja me Bajrët ia dogji këtë dëshirë.

Postimi i Berishës:

Berisha në një postim në facebook shkruan se gjuha është dëshmi flakëruese e karakterit dhe brendisë së saj shpirtërore.

Fate hajdutësh! Lexoni reagimin e Spiropalit, reagon e obsesuar nga Noc Rroku. Problemi i saj, gjuha si dëshmi flakëruese e karakterit dhe brendisë së saj shpirtërore!

PS: Reagimi i saj: “O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh”.

Të fundit