Flash News

Ditari i Opozitës

“Shiko të mori dhe programin”, Mediu tregon momentin kur Berisha iu “ankua” për Bashën

“Shiko të mori dhe programin”, Mediu tregon momentin kur

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka rrëfyer një moment të fushatës së vitit 2017, kur kreu i PD, Lulzim Basha po thoshte: “Me besimin në Zot, familja, prona dhe kombi”. I ftuar në emisionin “Refleksione”, politikani sqaroi se për këtë iu “ankua” ish liderit të PD, Sali Berisha duke i thënë: “Shiko të mori dhe programin.”

“Personalisht nuk kam bërë asnjëherë pazar, por as partia Republikane nuk ka qene pjesë e pazarit. Por ka qenë në një marrëdhënie të qenësishme me të djathtën bazuar në një identitet të qartë politik. Në një moment të fushatës së vitit 2017, kur zoti Basha po thoshte: “Me besimin në Zot, familja, prona dhe kombi”, mu qa zoti Berisha dhe më tha: “Shiko të mori dhe programin.”

Thash me kënaqësi, idetë dhe programet e partisë Republikane janë për të djathtën. Dhe marrëdhënia jonë më Partinë Demokratike është për të forcuar të djathtën,” deklaroi mes të tjerash Fatmir Mediu .  

Të fundit