Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimet e nënkryetarëve, Teliti: Tentativë e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur

Shkarkimet e nënkryetarëve, Teliti: Tentativë e

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar pas shkarkimit të nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Teliti thotë se zëvendësit e rinj nuk janë gjë tjetër veçse, tentativë e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur.

"Emerimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit nuk janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur "prestanome" të rinj për t'u shfaqur nëpër ekrane!

Tirana nuk ka nevojë për "inxhinierë" të tjerë të zvarritjes dhe cimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet.

Populli i Tiranës nuk është i mashtrueshëm. Tiranës nuk i duhet asnjë "zgjidhje" kozmetike që thellon varësinë e qeverisjes lokale ndaj asaj qëndrore.

Tiranës i duhet i duhet rinia, i duhet vizioni, i duhet kurajo dhe mbi të gjitha profesionalizmi dhe besnikëria ndaj interesave të saj zhvillimore.

E vetmja rrugë për të ecur përpara janë zgjedhjet e parakohshme! Sa më shpejt të shkojmë drejt tyre, aq më shpejt Tirana do të marrë frymë lirshëm. Mjaft më me zvarritje!", shkruan Teliti.

Të fundit