Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Mazit, Meta nga LSI: Rama dëshmoi që e urren BE

Shkarkimi i Mazit, Meta nga LSI: Rama dëshmoi që e urren BE

Ilir Meta ka zhvilluar një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, një ditë pasi la presidencën. Ai tha se ky është një fillim i ri, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë Rama se po mban peng integrimin.

Sipas Metës, ndryshimi i negociatorit, tregon që Rama nuk e do integrimin, duke mos e konsideruar një vendim dhe sjellje korrekte. Kujtojmë që kryeministri shkarkoi Zef Mazin dhe vendosi kryenegociatore, Majlinda Dhukën.

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik po ka dhe 25 korrik. Një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI e se jam krenar që në 2004 kam ngritur një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahej peng nga PS e falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI u bë rrotacioni kleptokracia humbi mbi 20 e ca mandate e falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asociimit

Ne shkarkuam kryenegociatorin pa nisur ende negociatat, duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin median e lirë dhe të pavarur”, tha Meta.

Të fundit