Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Nokës, reagon deputetja demokrate: Memeceria dhe futja në rrjesht po e çojnë PD në vdekje

Shkarkimi i Nokës, reagon deputetja demokrate: Memeceria dhe futja në

Vendimi i fundit i kryedemokratit Lulzim Basha për të shkarkuar Flamur Nokën nga funksioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë ka sjellë reagime.

Deputetja Albana Vokshi thotë se, "memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë, por të sigurt".

Ajo shton se liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund ta mbajë në jetë Partinë Demokratike. Kujtojmë që Vokshi ishte në radhën e deputetëve që kundërshtuan vendimin e Bashës dhe për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD.

Shkarkimi i Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimi për ta përjashtuar nga grupi parlamentar erdhën pas debatit të dy ditëve më parë në Kryesi.

Të fundit