Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Veliajt, Gjokutaj: Çdo procedurë ndaj tij duhet të kalojë në filtër institucional

Shkarkimi i Veliajt, Gjokutaj: Çdo procedurë ndaj tij duhet të

Avokati Genc Gjokutaj, foli rreth procedurës së ndjekur për shkarkimin e Erion Veliajt.

I ftuar në Syri TV,  Gjokutaj u shpreh se rasti i Veliajt nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm shkarkimi apo pezullimi nga detyra, pasi ai është një zyrtar i zgjedhur dhe për të vlejnë rregulla të posaçme ligjore.

Sipas tij, Veliaj nuk ndodhet në të njëjtat kushte si ish-kryebashkiakët Xhelili apo Gjici, dhe çdo procedurë ndaj tij duhet të kalojë në filtër institucional e jo thjesht penal.

Genc Gjokutaj: As më shumë dhe as më pak, zoti Veliaj pavarësisht nga qëndrimi që mban nëse procesi është politik apo ligjor, ai ka anonçuar faktin që do të përballet me këtë situatë. Ajo që kuptohet është që ai nuk është dakord për shkarkimin dhe me mënyrën sesi bëhet ky shkarkim. Është e drejta e tij që ai kërkon të dëgjohet sigurisht, është si në komisionin e mandateve të Parlamentit kur kërkohet ti privohet dikujt diçka. Dëgjohet përpara.

Ajo që unë dua të them është fakti që...desha ta shpjegoj pak nga ana ligjore këtë histori. Edhe deputetët, edhe kryetari i Bashkisë, janë persona të zgjedhur. Janë personat zgjedhur të cilëve gjykata nuk mund ti shkarkojë apo pezullojë, por ti arrestojë. Nuk mund ti shkarkojë ose pezullojë nga pikëpamja procedurale, sepse ka një pengesë ligji. Kjo është vetëm për personat e zgjedhur. Dhe unë po ju citoj vetëm 3 pikat e mundshme ku këshilli bashkiak në pozicionin e propozuesit, Këshilli Bashkiak kur mundet ta shkarkojë Erion Velinë.

Pika e parë që parashikon neni 62 i ligjit 139.2015 është pikërisht ligji për qeverisjen vendore. Në nenin 62, ai thotë: kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të këshillit të ministrave, në rastet kur kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Këtu flitet për rastet e flagrancës me precedentët që kemi me Xhelilin dhe Safet Gjicin. Që aty është vepruar urgjent me VKM.

Por pse nuk u vepruar me të njëjtin standard edhe me Erion Veliaj?

Ata veprojnë menjëherë sipas pikës1. Pra, Kryetari i Bashkisë për shkelje të rënda Kushtetuese e të ligjeve. Por nuk është analog rasti i Veliajt me këto raste. Madje njëri nga ana, zoti Xhelili e kontestoi edhe në Gjykatë Kushtetuese dhe Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën.

Vijmë tek zoti Veliaj... Nuk jemi në kushtet e kësaj pike që të themi që ka vepruar me dy standarde, sepse Veliaj shkarkimi nuk i kërkohet përpara. Tashmë ai është në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe kjo ka shkaktuar mungesën e tij.

Por nga ana tjetër, nga Veliaj dhe bashkia janë kryer veprime procedurale që e kanë zëvendësuar. Pra, ky ka deleguar pushtet.

Të fundit