Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Do të votojmë pro, por ka të drejtën të dëgjohet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Do të votojmë pro, por ka të

Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, këshilltari demokrat Dorian Teliti foli për mediat ku deklaroi se opozita e ka kërkuar muaj më parë shkarkimin e Erion Veliajt.

Teliti u shpreh se Veliaj ka të drejtën të dëgjohet dhe socialistët ia mohuan këtë të drejtë.

Këshilltari demokrat tha se do të votojnë pro shkarkimit të Veliaj si kryetar i Bashkisë Tiranë.

“Sapo u mbyll mbledhja e vonuar nga socialistët. Shkarkimi i Veliajt ka qenë kërkesë e hershme e opozitës. Ne e kemi kërkuar këtë shumë më parë dhe insistojmë që vendimi të jetë i pakontestueshëm ligjërisht. Veliaj ka të drejtën të dëgjohet, ashtu si çdo i paraburgosur. Socialistët sot i mohuan këtë të drejtë dhe kjo do t’i japë atij nesër një mjet për të fituar gjyqin dhe për ta rrëzuar shkarkimin në gjykatë për shkelje proceduriale. Nuk është se duam të dëgjojmë retorikën e tij, por duam që vendimi të jetë i pastër, i ligjshëm dhe i pandryshueshëm. Ne do ta votojmë largimin e tij sot dhe Veliaj do të largohet si kryetar bashkie”, deklaroi Teliti.

Të fundit