Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Mbolli urrejtje dhe mori atë që meritoi

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Mbolli urrejtje dhe mori atë që meritoi

Anëtari demokrat i këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti foli për mediat pas mbledhjes së Këshillimit Bashkiak, ku u vendos shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai deklaroi se Veliaj mori atë që meritoi. Sipas tij, ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët dhe për opozitën pas shumë betejave. 

“Duhet të ndiqet menjëherë procedura ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave dhe të hapet menjëherë gara për zëvendësimin e Erion Veliajt. Sot Erion Veliaj mori atë që meritoi, atë që do të mbjellësh, do të korrësh. Mbolli urrejtje, korrupsion dhe gaz lotsjellës, të moshuarve 80-vjeçe dhe foshnjave. U shkarkua dhe që nga ky moment ai nuk është më kryetar.

Ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët dhe për ne, që kemi bërë shumë beteja dhe kemi bërë çmos që të ja arrinim kësaj dite”, deklaroi Teliti.

Të fundit