Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Veliajt, thumbon Malltezi: Tani mbetet të dalë dhe të thotë, ‘Partia ime më dënon’

Shkarkimi i Veliajt, thumbon Malltezi: Tani mbetet të dalë dhe të

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës për të futur në rend dite kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Erion Veliajt.

Në një postim në Facebook, Malltezi ironizoi situatën duke e krahasuar me praktikat e së kaluarës komuniste.

“Tani mbetet vetëm që të dalë Erion Veliaj të deklarojë, ‘Partia ime më dënon’, dhe kthehemi 45 vjet prapa,”shkruan Malltezi.

Procesi për shkarkimin e Veliajt pritet të kalojë sot në votim në Këshillin Bashkiak, duke hapur një fazë të re politike në kryeqytet.

 

Të fundit