Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i zv.ministrit, Balliu: Në Shqipëri nuk është problem cigarja, por dr*ga, lidhja e politikës me krimin

Shkarkimi i zv.ministrit, Balliu: Në Shqipëri nuk është

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka reaguar pas kërkesës nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pak ditë pas betimit në presidencë, për shkarkimin e zv.ministrit Andi Mahila. Ky vendim u mor pas një denoncimi se zv.ministri Mahila, i cili mbante këtë post prej vitesh, është kapur duke pirë cigare brenda një ambienti të mbyllur.

Në rrjetet sociale, Balliu i kujton ministres së re se në Shqipëri nuk është problem cigarja, por droga dhe trafiku i saj, është kapja dhe inkriminimi i institucioneve, është politizimi dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit, apo bashkëpunimi i politikës me krimin e organizuar.

Reagimi i Balliut:

Qeveria e drogës dhe bandave luan teatër me cigare

Qeveria vazhdon të tallet me qytetarët.

Ministria e Brendshme shkarkon zëvendësministrin jo për aferat e krimit, por sepse pinte cigare.

Zonjë, në Shqipëri nuk është problem cigarja. Problemi është droga dhe trafiku i saj, është kapja dhe inkriminimi i institucioneve, është politizimi dhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit, është bashkëpunimi i politikës me krimin e organizuar. Ju sot jeni përfaqësuese e kësaj politike, si ministre e një qeverie më të korruptuar dhe më të inkriminuar se çdo qeveri tjetër në historinë e vendit.

Detyra juaj nuk është të bëni spektakël me cigare, por të garantoni sigurinë e qytetarëve – një siguri që ka rënë në nivelet më dramatike, pasi dhjetëra shqiptarë të ndershëm kanë humbur jetën nga përplasjet e bandave që sollën partinë tuaj në pushtet.

Të fundit