Flash News

Ditari i Opozitës

Shkodra iu besua Alibeajt, Spaho ironizon: Po shpërndahet si vaji në lakra! Ka një ‘sugjerim’ për Bashën

Shkodra iu besua Alibeajt, Spaho ironizon: Po shpërndahet si vaji në

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka ironizuar lëvizjet e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha në radhët e PD-së.

Largimi i Helidon Bushatit nga drejtimi politik i Shkodrës, i hapi rrugë Enkelejd Alibeajt. Në deklaratën e PD-së thuhej se “Qarku i Shkodrës ka nevojë për një funksionar të lartë si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.”

Spaho ironizon deklaratën e selisë blu duke thënë se kishin nevojë për një lajm të tillë ‘të nxehtë’, teksa ‘i sugjeron’ Bashës të vendosë si zëvendës në Shkodër, Kapllanajn e Mallakastrës.

Postimi i plotë:

Urime te nxehta per kete sihariq!!! Sa shume kishim nevoje!!! U be deti kos.

Qe nga Shkodra gjer ne Vlore partia po shperndahet si vaji ne lakra. Ta dinte Fan Noli nuk do e kishte bere thirrjen qe te ngriheshin qe nga Shkodra gjer ne Vlore.

Pas doreheqjes se Kryetarit te grupit parlamentar dhe zevendesimin me Alibeajn, pasi e cuan drejtues politik ne Vlore ku me beteja legjendare kaliti celikun e Lulit, tani po e cojne ne Shkoder. A thua qe Shkodra nuk ka djem e vajza plot.

Eshte bere si Kiu Fiu qe bridhte kurs me kurs. I propozoj te marre me vehte si zevendes ne Shkoder Kapllanaj e Mallakastres per ta pasur "suksesin" te sigurte.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

 

Të fundit