Flash News

Ditari i Opozitës

Shkriu së qeshuri demokratë e socialistë, reagon deputeti i Lushnjes: Basha i dinte batutat, pse godita me shaka

Shkriu së qeshuri demokratë e socialistë, reagon deputeti i

Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi ka reaguar pasi fjalimii tij në Kuvend bëri xhiron e rrjetit, për shkak se shkaktoi të qeshura mes deputetësh të PS dhe PD, përfshirë edhe kryetarin e tij Lulzim Basha.

Duke folur në Syri tv, Korreshi thotë se me fjalimin e tij të shoqëruar me batuta ka goditur me shaka për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhet vendi.

“Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrat nuk patën guxim të rrinë në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi.

Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, u shpreh Korreshi.

Të fundit