Flash News

Ditari i Opozitës

“Show me demokratët”/ Paloka-Bardhit: Mos kapemi pas presjeve të statutit, demokratët presin udhëheqje

“Show me demokratët”/ Paloka-Bardhit: Mos kapemi pas presjeve

Deputeti dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka iu është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, pasi iu tregoi mediave dhe gazetarëve formularët e Kuvendit Kombëtar.

Bardhi e akuzoi Palokën se akti ishte jo vetëm një tallje për demokratët, por edhe një shkelje e procedurave të statutit të partisë. Paloka, me një reagim në Facebook, shkruan se nuk është koha që deputetët të kapen me statutin në një kohë kur demokratët presin që lidershipi i PD-së, t’i udhëheqë.

Postimi i plotë:

Nuk zgjidhet kriza qe po kalojme as duke perseritur pa fund sllogane pa vlere e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin per tu fshehur. Po nuk pame realitetin ne sy , po nuk i dhame zgjidhje problemeve tona, por vazhdojme te fshihemi pas pikave e presjeve te statutit apo procedurave te sajuara, kjo do te thote te tallesh me vullnetin, shpresen dhe dinjitetin e demokrateve. Antaret e PD nuk kane hallin se kush do te mbaje zyrat apo karriget ne seline e partise nderkohe qe ata enden rrugeve nen goditjet e nje qeverie e kryeministri monster! Demokratet presin qe drejtuesit e tyre ti udheheqin drejt rikthimit te PD ne pushtet pasi te kemi rrezuar kete regjim antishqiptar e kjo nuk behet duke u fshehur.

Vota eshte ne themel te demokracise! Vota tregon dhe kush eshte shumice apo pakice e pakices . Vota eshte dhe zgjidhja per situaten e krizes qe po kalojme. Gjithshka tjeter, “po” eshte tallje me demokratet !

 

Të fundit