Flash News

Ditari i Opozitës

Shpalli kandidaturën për kreun e PD, Kulluri: Vendim i vështirë, kënaqësi të garoj krah Berishës

Shpalli kandidaturën për kreun e PD, Kulluri: Vendim i

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri shpalli dje kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, pas ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Sot jam këtu për të thënë që jam i gatshëm dhe kam vendosur që në garën që do të hapet në PD, besoj shumë shpejt pas Kuvendit që do të mbahet për shkak të firmës të hyj në garën për kryetar partie për shumë arsye," tha Kulluri.

I ftuar në RTV Ora, Kulluri u shpreh se kandidatura nga ana e tij, ka qenë sa vendim i vështirë aq edhe i lehtë për dy arsye. Sipas 'foltorja' e Berishës dhe mbledhja e Kuvendit janë një përmbledhje e tezave që ai ka parashtruar.

"Dua të them se ky është një vendim i vështirë dhe i lehtë. Pas shumë vitesh pune dhe mundi në PD, besoj se në 4 vitet e fundit kam arritur të kurorëzojë një qëndrim timin personal të ashpër por të qartë ndaj lidershipit të partisë. Ka qenë një bonus i madh që foltorja e Berishës dhe mbledhja e Kuvendit do të jenë një përmbyllje e tezave që kam ngritur unë dhe kolegët e mi. Ka qenë vendim i vështirë se përmblidhen arsye personale dhe politike. Nga ana tjetër është e lehtë pasi sot shumë njerëz më kanë përgëzuar shumë për këtë vendim që kam marrë," tha Kulluri.

Kulluri shprehu kënaqësi që do të jetë në garë krah Berishës, teksa thekson se gëzon respekt jo vetëm për ish-kryeministrin, por edhe për PD-në.

"Është kënaqësi që të garoj krahë Berishës, apo përballë Berishës. E kam përkrahur Foltoren dhe  nuk ndihem keq për këtë sepse kam respekt jo vetëm për Berishën por edhe për historinë e PD. Unë kam katër vite që flasë për këto çështje, dhe besoj që këmbëngulja dhe serioziteti që unë mendoj se kam besuar në këto principe më japin patjetër një vlerë të shtuar dhe një avantazh. Kjo nuk i heq të drejtën askujt për të reflektuar dhe për të ndryshuar mendim ashtu siç ka ndodhur në këto dy muajt e fundit," u shpreh Kulluri.

Kulluri tha se 'foltorja' e Berishës shërbeu si një shtysë për të zgjuar delegatët dhe për të kuptuar batakun në të cilin kishte rënë partia.

"Foltorja e Berishës zgjoi shumicën dërmuese të delegatëve dhe të anëtarësisë së partisë për batakun që kishte rënë PD dhe nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje. Së pari për largimin e lidershipit të papërgjegjshëm dhe dështak, së dyti për t’i dhënë PD  një të ardhme të ndryshme.  Unë jam i shqetësuar për fatet e PD dhe jo për fatet e rilindjes," shtoi Kulluri.

 

 

Të fundit