Flash News

Ditari i Opozitës

Shpërthim tritoli në banesën e zyrtarit të PD, reagon selia blu: Akt kriminal, të vendosen para drejtësisë autorët

Shpërthim tritoli në banesën e zyrtarit të PD, reagon selia
Selia e PD

Partia Demokratike reaguar për shpërthimin e lëndës plasëse në shtëpinë e zyrtarit të PD në Shijak. Selia blu e ka cilësuar sulm dhe akt kriminal të rëndë.

PD ka kërkuar zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë së autorëve. Ndërkohëkoordinatori i PD në Shijak, Ilgnor Vora tha se nuk kishte përplasje me askënd.

"Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve", thuhet në reagimin e PD.

Sipas PD, ngjarja e djeshme, por edhe ato kriminale të kohëve të fundit duhet të vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë. Opozita kërkon nga këto të fundit që të veprojnë me profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Të fundit