Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipëria ra kokëposhtë”, Berisha: Gjithnjë e më shumë Shqipëria po zien kundër këtij regjimi

“Shqipëria ra kokëposhtë”, Berisha: Gjithnjë e

 “Gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi”, kështu është shprejur kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët.

Berisha ka thënë se qeveria përdorë edhe fatkeqësitë për të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimin që i bënë sistemit të arsimit.

"Deputetët e opozitës do qëndrojnë me të gjithë qëndresën e tyre. Kjo është betejë pa kthim. Beteja pa kthim është beteja pa kthim.

Gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi. Dhe ne gjithmonë e më shumë po u dëshmojmë shqiptarëve, fytyrën e vërtetë.

Por unë ftoj sot çdo prind, ftoj çdo nënë, çdo baba që çon fëmijët në shkollë, por edhe çdo shqiptar atdhetar që beson se ky vend zhvillohet nëpërmjet dijes, aftësimit të fëmijëve të këtij vendi, të shohë këtë tabelë, se ku e ka katandisur shkollën dhe arsimin, regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit të Edi Ramës.

Kjo është një sintezë fatale, dramatike e të gjitha zhvillimeve 10-vjeçare në Shqipëri. Nuk ka tregues më të sigurt të zhbërjes së një shoqërie se treguesit e sotëm të PISA-s.

Gjë e turpshme, e tha zonja Sula. Kovid? Pse të tjerët nuk kishin Kovid? Të gjitha këto vende pa përjashtim kishin Kovid. Po Shqipëria ra kokëposhtë.

Tërmet? Po, kishte tërmet. Po Shqipëria nuk është vetëm Durrësi, Thumana dhe Kurbini. Ato përfaqësojnë as një të 15-tën e shqiptarëve.

E shihni ju, këta përdorin edhe fatkeqësitë për të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimin që i bënë sistemit të arsimit..."

 

Të fundit