Flash News

Ditari i Opozitës

Shtrëngim duarsh dhe replika/ Ç'ndodhi mes Bashës, Sulës dhe Korreshit

Shtrëngim duarsh dhe replika/ Ç'ndodhi mes Bashës,

Lulzim Basha foli sot për kërcënime, një ditë pasi kishte mohuar dhunën ndaj deputetëve demokrate dhe gazetarëve, nga mbështetësit e tij ditën kur u mbajt mbledhja e Kryesisë.

Basha ishte i pranishëm sot në seancën plenare të Kuvendit, ku u përball edhe me dy deputetët kritikë ndaj tij, Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula.

Fillimisht mes tyre pati një shtrëngim duarsh, por më vonë nisën replikat dhe diskutimet, të cilat i janë referuar mbledhjes së tensionuar të Kryesisë.

Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në Kuvend.

I pari është larguar Saimir Korreshi, dhe pas tij Sula. Basha, pasi ka qëndruar disa minuta me deputeten Andia Ulliri, është larguar drejt dhomës ku kërkuan të diskutonin.

Të fundit