Flash News

Ditari i Opozitës

Si do të organizohet aksioni i PD? Teliti: Opozita do të intensifikojë aksionin

Si do të organizohet aksioni i PD? Teliti: Opozita do të

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka deklaruar se opozita do të intensifikojë aksionin e saj politik duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të arritur një rotacion politik në Shqipëri.

Teliti në një intervistë për News24  theksoi se për PD-në ka një rrugë të qartë për të ndjekur, një përballje politike që do të zhvillohet me çdo mjet demokratik të mundshëm.

Sipas tij, opozita ka bërë shumë mirë detyrën e saj deri tani, duke nxjerrë prova për abuzimet e mundshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

“Ne kemi provuar çdo mënyrë për të treguar abuzimet dhe për të nxjerrë prova për zgjedhjet e 11 majit. Këtë e kemi bërë shumë mirë dhe shpresoj që grupi i ri parlamentar të vijojë në këtë betejë, duke arritur qëllimin final të rotacionit politik përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Teliti.

Ai shtoi se qeverisja aktuale ka dështuar të realizojë këtë rotacion dhe se një qeveri teknike disa mujore është, sipas tij, mënyra e vetme për të rikthyer besimin dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Në lidhje me strategjinë e ardhshme të opozitës, Teliti u shpreh se ajo do të shpaloset nga lideri i opozitës dhe se do të përdoren të gjitha mjetet demokratike të mundshme, përfshirë edhe mosbindjen civile, e cila është përdorur më parë për të ngritur zërin kundër qeverisjes.

“Përfshirja e mosbindjes civile janë instrumente që i kemi përdorur në të kaluarën dhe do të përdoren sërish deri në arritjen e qëllimit të normalitetit demokratik,” shtoi ai.

 

Të fundit