Flash News

Ditari i Opozitës

Si do të regjistrohet kandidati? Berisha: Do bëhet në përputhje me ligjin

Si do të regjistrohet kandidati? Berisha: Do bëhet në

I pyetur se si do të bëhet regjistirmi i kandidatit të Tiranës në zgjedhjet e pjesshme, kreu i PD Sali Berisha tha se do të jetë gjithçka konform ligjit.

Nga selia blu, kryedemokrati deklaroi se do të ketë fillimisht një diskutim me aleatët dhe më pas do të përcakohet modaliteti i regjistrimit të kandidatit.

"Unë besoj se isha i qartë, po negociohet. Ne dërguam përfaqësuesit tanë të diskutojnë me forca të tjera opozitare dhe koalicionin. Modalitetin e regjistrimit, porosita sot ekipin e ekspertëve dhe juristëve që të përcaktojnë se cilat do jenë modalitetet e regjistrimeve. Kjo është, do të përcaktohen në përputhje me ligjin", deklaroi Berisha.

 

Të fundit