Flash News

Ditari i Opozitës

Si i mashtroi Hasani ndërkombëtarët? Berisha: Shpiku arrestime nga Skapi i partisë

Si i mashtroi Hasani ndërkombëtarët? Berisha: Shpiku arrestime

Kryedemorkati Sali Berisha ka vijuar duke nxjerrë detaje të tjera skandaloze ng letra të cilin ministri Igli Hasani iu ka dërguar vëzhguesve ndërkombëtare të 11 Majit.

Berisha deklaroi se Hasani ka shpikur arrestime nga SPAK-u, dule sulmuar raportin e tyre për t’u thënë se kanë mashtruar, në një kohë kur vetë mashtron.

Berisha i referohet edhe falljes së gjobave para zgjedhjeve, fakt të cilin ndërkombëtarët duhet ta marrin parasysh.

Berisha: Dëgjojeni çfarë vazhdon:“Për shembull, thotë ky, referenca në faqen 2, paragrafin 4, në faljen e një numri të madh të gjobave shtetërore, fill para zgjedhjeve, nuk përfill letrën që KQZ ka dërguar me datën 8 maj”.

Nuk përfill mashtrimin, çka tregon se edhe Celibashi hyn në trojkën.

Edhe ai paska bërë me 8 maj mashtrime dhe këta mendojnë se mund të mashtrojnë komunitetin ndërkombëtar.

Po çfarë të marrin parasysh ata?

Gjobat u falën dy ditë para zgjedhjeve. 200 milionë, të tjerë më thonë se është shumë më e madhe, shkon gjer në 400 milionë.

Dhe ky u thotë se ju nuk keni përfilluar mashtrimet e Celibashit. Ata kanë vendimin e qeverisë përpara. Kjo nuk është deklaratë subjektive, është vendimi i qeverisë për të falur gjoba në kundërshtim me ligjin. Dëgjojeni tani shakanë tjetër dhe mashtrimin tjetër të paskrupullt:

“Siç është e njohur publikisht, thotë, struktura speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e ka fjalën për Skapin e partisë, ka krijuar një task-forcë të përkushtuar zgjedhore për të hetuar të gjitha raportet e besueshme të intimidimit të zgjedhësve dhe keqsjelljeve elektorale”.

Vazhdojmë më tutje, mashtrimi i paskrupullt i tij:

“Disa hetime kanë nisur dhe janë bërë disa arreste”.

Asnjë arrest nuk është bërë, po duhet të jesh i pacipë si ky dhe Dumani. Po vetë Dumani mashtroi, tha nuk janë paraqitur prova dhe fakte, në një kohë kur janë paraqitur prova dhe fakte të pakundërshtueshme.

Në një kohë që vetëm këtu janë paraqitur pothuajse çdo ditë me qindra dhe fakte.

Pra, gënjen komunitetin ndërkombëtar, thotë janë arrestuar. Janë bërë disa arreste, çka tregon qartë, thotë, përkushtimin e institucioneve shqiptare për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe për të siguruar përgjegjshmërinë.

Pra, ky sulmon raportin për t’u thënë delegacioneve ndërkombëtare se ju keni mashtruar, në një kohë kur vetë mashtron në çdo paragraf.

“Lidhur me karakterizimin e fushatës elektorale si lartësisht të polarizuar, ne shënojmë se pavarësisht nga mosmarrëveshjet e forta, partia qeverisëse nuk kundërshtoi vendimet kryesore të KQZ, përfshi vonimin e publikimit të rezultateve të votimit elektronik”.

Të fundit