Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Si u ndërtua Tiranë-Elbasan? Basha rrëfen për herë të parë bisedën me Berishën
Kreu i PD, Lulzim Basha ka rrëfyer për herë të parë bisedat me ish-kryeministrin Sali Berisha kur diskutohej ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan.
I ftuar në ABC, Basha tha se si deputet i Elbasanit në atë kohë, ishte kërkesë e banorëve që të ndërtohej gjithçka për autostradën Tiranë-Elbasan, ndërkohë që ishte projektuar një rrugë tjetër Baldushk-Papër.
“Erdhi një moment, e diskutojmë, unë isha përfaqësues i Elbasanit dhe kryeministri Berisha më thotë sapo kemi mbaruar tunelin e Kalimashit duhet të rishikojmë se ky opsioni tjetër mund të jetë më i përballueshëm dhe mbrapa qëndronte si gjithmonë leva e frenave, që është ministri i Financave. I thashë ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë atë tjetrin, por kjo do të na ndihmojë shumë më shumë në kuptimin ekonomik, është pjesë e “korridorit 8”.
Duke shfrytëzuar lidhjet si ministër i Jashtëm, që kisha me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara që është akoma në detyrë, i kërkova ndihmë. Ndodhi që gjatë fushatës kërkoi të vinte për një vizitë dypalëshe dhe i thashë, “dakord por unë jam në fushatë, vetëm nëse vjen në Elbasan”. Erdhi në Elbasan dhe i tregova edhe rrugën e vjetër dhe pastaj u nisëm, se nuk kishte kohë, me helikopter për takimet e tjera zyrtare në Tiranë dhe e pa sa afër, ishin dy qytete por i pengonte masivi malor i Krrabës.
Pata një lobim një vjeçar që në fund fare rezultoi në një kredi shumë të butë. Abu Dhabi në këtë rast ka ndihmuar për këtë vepër për kredinë që morëm për Lumin e Tiranës dhe Bulevardin e ri, është një vepër e projektuar me konkurs ndërkombëtar. Me këtë projekt ju drejtova Fondit të Abu Dhabit që me të vërtetë jep kredi të buta dhe arritëm të financonim Bulevardin e ri të Tiranës dhe lumin e Tiranës” tha Basha.