Flash News

Ditari i Opozitës

Simbolika në ditët e fundit të fushatës, Basha ndalet sot në 9 qytete të vendit nga Jugu në Veri

Simbolika në ditët e fundit të fushatës, Basha ndalet sot

Kreu i Partisë Demokratike nis sot rrugëtimin simbolik nga Jugu në Veri të vendit, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga Saranda, Basha tha se sot do të ndalet në nënte qytete të Shqipërisë, ashtu si numri 9, renditja e aleancës PD-AN në fletën e votimit.

Sot është një ditë e veçantë, u nis sot rrugëtimi nga Saranda, sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë. 9 për ndryshim. 9 për ndryshim. Nga Saranda në Tropojë, anembanë vendit. Aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm.

Në këtë ditë të veçantë, ditën e rrugëtimit, ditën që do të nis javën drejt të dielës së 25 prillit kur fitorja do ti takojë çdo shqiptari. Dua ta ndaj me ju dhe të gjithë shqiptarët ku do që janë se dielli i Sarandës nuk do të jetë më thjesht një fakt i natyrës.

Më votën e Sarandës do të sjellë 350 ditë prosperitet. Madje edhe këto re dhe pika shiu do të ujisin tokat e sarandjotëve, që tokat dhe agrumet e tyre të rriten. Nga Saranda në Tropojë, nga Jugu në Veri, ndjej entuziazmin tuaj, dëshirën për ndryshim”, tha Basha nga Saranda.

Të fundit