Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Situata në Kosovë, Meta: Beogradi ka bllokuar dialogun, Prishtina e menaxhoi me profesionalizëm
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku sulmet serbe i morën jetën efektivit Afrim Bunjaku.
Meta tha për Fax News se Beogradi ka bllokuar dialogun me Kosovën, ndërsa vlerësoi këtë të fundit për qëndrimin e mbajtur ndaj ngjarjes së rëndë.
“Sulm kriminal në veri të Kosovës kundër policisë dhe sigurisë publike por edhe kundër paqes në Kosovë dhe bashkëjeteses nderetnike dhe fetare. Elemente kriminal zgjodhen një manastir, nje vend të shenjtë për të provokuar një përshkallëzim të dhunës që mund të kishte pasoja të mëdha por ajo u menaxhua me profesionalizëm nga policia.
Dialogu është bllokuar nga ana e Serbisë, qeveria e Kosoves i qëndron këtyre marrëveshjeve, kemi një shmangie nga ana e Beogradit, që përpiqet të bllokojë zbatimin e saj duke vënë kushte përmes insistimit për të zbatuar një element të caktuar të asaj marrëveshje”, tha Meta.
I pyetur për qëndrimin e Tiranës zyrtare, Meta tha se ka një axhendë provokative që e pengon Tiranën të mbajë një qëndrim të njëanshëm.
“Mendoj se qëndrimet janë të qarta, këtu s’kemi të bëjmë me një situatë ku kemi dy fajtor, këtu kemi një fajtor. Ngjarja e fundit tregoi se Beogradi nuk është në anën e dialogut, paqes, bashkëjetesës por ka një axhendë të vetën nacionaliste, provokative që e bën të vështirë që të mbahet një qëndrim i njëanshëm nga ana e Tiranës zyrtare”, shtoi Meta.