Flash News

Ditari i Opozitës

“S’ka Kuvend antiamerikan”/ Bardhi mohon deklaratat e Bashës: Firmat nuk janë dorëzuar në PD

“S’ka Kuvend antiamerikan”/ Bardhi mohon deklaratat e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në "Opinion", mohoi deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha i cili deklaroi para disa muajsh se “nuk do të ketë Kuvend antiamerikan”.

“Nuk janë dorëzuar në PD. Unë nuk di që Paloka të jetë shef i zyrës së Protokollit në PD. Berisha e di shumë mirë procedurën se si mblidhet Kuvendi, se s i bëhet verifikimi dhe strukturat që merren me organizimin e Kuvendit. Është një blof që më ka konfirmuar atë që unë kam pasur si informacion, se Berisha nuk ka mbledhur dot firmat e nevojshme. Verifikimi kërkon një periudhë 2 apo 3 ditë kohë që bëhet nga sekretariati”, tha Bardhi.

Fevziu: Kryetari i partisë tha se nuk do të ketë Kuvend antiamerikan

Bardhi: Nuk ka thënë Kuvend antiamerikan, ka thënë nuk do të ketë Kuvend që merr në shqyrtim vendimet amerikane.

Fevziu: Pra ju po thoni se do të ketë Kuvend?

Bardhi: Patjetër që do të ketë Kuvend. Le të sjellin ndryshimet statutore

Fevziu: Ju nuk mund t’i shihni firmat?

Bardhi: Po ku t’i shoh. Unë nuk jam vëzhgues. Firmat janë kyçur në kasafortë.

Të fundit