Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali McGonigal/ Berisha: Nuk do të kalojë kurrë si çdo çështje tjetër, do nxjerrim në dritë çdo fakt

Skandali McGonigal/ Berisha: Nuk do të kalojë kurrë si çdo

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se skandali ‘McGonigal’ nuk do të kalojë si çështjet e tjera.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha thotë se PD do të angazhohet për për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali.

Berisha: Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik.

Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë.

Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali.

Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës.

Të fundit