Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me pagat rrodhi nga AKSHI, reagon Basha: Konfirmon masakrën zgjedhore

Skandali me pagat rrodhi nga AKSHI, reagon Basha: Konfirmon masakrën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se publikimi i pagave të shqiptarëve rrodhi nga AKSHI.

Sipas Bashës, në një postim në Facebook, skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore

“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet.

Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.

 

 

Të fundit