Flash News

E-TJERA

Skandali me pagat, të dhënat dolën nga AKSHI. Prokuroria: Edhe “patronazhistët” dolën nga e njëjta linjë

Skandali me pagat, të dhënat dolën nga AKSHI. Prokuroria: Edhe

Lista e pagave të mbi 690 qytetarëve punonjës të administratës publike apo bizneseve në vend kanë rrjedhur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Sipas ‘News 24’, Prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë patur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.

Skandali thellohet edhe më shumë, pasi prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që kanë shpërndarë në mënyrë të pautorizuuar listapagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.

Dosja e njohur si patronazhistës u hetua më herët nga SPAK, por ky institucion ‘lau duart’, duke iu kaluar ‘topin’ organit të akuzës në kryeqytet. Për shkak se janë ngritur dyshime të bazuara në prova, që të dyja databazet janë shpërndarë nga e njëjta linjë dhe kanë rrjedhin nga i njëjti institucion, grupi i hetimit ka gjasë t’i bashkojë dhe hetojë në një të bashkojë dhe hetojë në një të dyja dosjet.

 

Të fundit