Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me të dhënat e qytetarëve, deputeti: I përdorin për të krijuar klimën e terrorit psikologjik

Skandali me të dhënat e qytetarëve, deputeti: I përdorin

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar për skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve. Ai thotë se çdo institucion apo platformë është vendosur në funksion të qeverisë.

Këlliçi vazhdon me akuzat se të dhënat personale po përdoren për të krijuar klimën e terrorit psikologjik, se shteti të njeh "me rrënjë e dhëmballë".

Ai e krahëson këtë me mendësinë e regjimit diktatorial, ndërsa thotë për kryeministrin Edi Rama se, "do hapi Ballkanin me koka peshku", referuar darkës në kuadër të samitit "Open Balkan" në Elbasan.

"Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën. Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.

Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë. Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale", shkruan ndër të tjera deputeti.

Të fundit