Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali në Ministrinë e Financave, Berisha: Janë dy variante, dyshohet për një hakmarrje mes zyrtarësh

Skandali në Ministrinë e Financave, Berisha: Janë dy variante,

Sali Berisha ka folur për skandalin në ministrinë e Finanave, pasi ra në pranga Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshmë i Ministrisë së Financave.

Në një konferencën për mediat, lideri i opozitës tha se janë dy variante që PD po ndjek. I pari që Gjokutaj i shkaktoi 1.2 milionë euro në dëm të shtetit dhe i dyti që pas këtij skandali fshihet hakmarrja.

Berisha tha se pasi të verifikohen të dyja variantet, PD do të dalë me një qëndlrim.

“Në treg është edhe një skandal tjetër, për të cilin ka dy variante dhe ne po e ndjekim. Sipas njërit variant, Ministria e Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj ka paguar dy herë të njëjtin objekt.

Sipas një varianti tjetër, kjo nuk është e vërtetë. Ai ka zbatuar një vendim gjykate dhe kjo është hakmarrje mes zyrtarësh në nivele të dyta.

Nëse është varianti i parë, është një krim i shëmtuar. Nëse është varianti i dytë, përbën përsëri një krim shumë të rëndë. Sepse organizohen kurthe që nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, por të kundërtës. Sapo të bëjmë verifikimet, do kemi qëndrimin përfundimtar”, tha Berisha.

 

Të fundit