Flash News

Ditari i Opozitës

“Skenografia në ‘Air Albania’ nga burri i Gjylametit”, Komisionit i Rithemelimit: Shpifje, kostot do i publikojmë në vijim

“Skenografia në ‘Air Albania’ nga burri i

Komisionit i Rithemelimit, i cili u ngrit në Kuvendin e 11 dhjetorit ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se skenografia në organizimin në stadiumin ‘Air Albania’ të shtunën që lamë pas u bë nga kompania ku aksioner është bashkëshorti i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, kjo deklaratë është e pavërtetë dhe se shpenzimet e Kuvendit të 11 dhjetorit do bëhen publike në ditët në vijim.

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Ramës për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z. Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij, por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është aksioner dhe menaxher i një kompanie që u mor me organizimin e skenografisë së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania””, njofton Komisioni i Rithemelimit.

 

Të fundit