Flash News

Ditari i Opozitës

“S’mund të ketë grupime anti-amerikane”, reagon PD pas debateve në Kryesi, çfarë deklaroi Basha

“S’mund të ketë grupime anti-amerikane”, reagon PD

Kryesia e Grupit të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme, sa i takon vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin nga Grupi Parlamentar, ish-liderin historik të PD-së, Sali Berishën.

Në media u thuhet se deputeti Flamur Noka ka debatuar me tone të ashpra me Bashen për përjashtimin e Berishës, ndërsa kryedemokrati ka sqaruar se ky vendim nuk ka më kthim prapa dhe se s’mund të lejonte që në Kuvend të kishte deputetë apo grupime anti-amerikane me logon e PD-së.

Lidhur me këtë deklaratë të Bashës ka reaguar zyra e shtypit të PD, e cila i ka cilësuar këto debate si spekulime.

Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:

Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit