Flash News

Ditari i Opozitës

“S’mund të kryhet në dhoma të errëta”, Basha kërkon ndryshime Kushtetuese, godet sërish paktin Berisha-Rama të 2008-ës

“S’mund të kryhet në dhoma të errëta”,

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë me gazetarët se reforma e thellë në Kushtetutë është një kusht që nuk mund të ecet përpara.

Për këtë, ai ‘goditi’ sërish paktin Rama-Berisha në 2008-ën.  

Së pari zgjedhjet. Çlirimi i zgjedhjeve nga rrethimi i shumëfishtë nga patronazhistët, oligarkët dhe krimi, nuk mund të kryhet me disa hapa korrektivë në ligjin e reformës zgjedhore.

Duhet një reformë e thellë që të përfshijë edhe Kushtetutën dhe të gjithë shoqërinë dhe nuk mund të kryhet në dhoma të errëta si ajo e vitit 2008. Ky është një kusht që nuk mund të ecet përpara dhe është arsyeja kryesore pse PD ndodhet në një parlament që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

E dyta mënyrë për të luftuar korrupsionin është që drejtësia të bëjë përpara. Hapat e parë janë inkurajues. Shqiptarët presin dhe meritojnë më shumë dhe më shpejt.

Dhe hapi i tretë është vettingu i politikanëve. Kjo nuk është për të “larë gojën” por për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Basha.

 

Të fundit