Flash News

Ditari i Opozitës

Socialistët ‘injoruan’ Inceneratorët, Basha: I jashtëligjshëm, demaskon kokat e vërteta

Socialistët ‘injoruan’ Inceneratorët, Basha: I

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët u zhvillua sot pa praninë e deputetëve të maxhorancës. Paralel me mbledhjen e komisionit, kryeministri Rama po zhvillonte mbledhje me kabinetin qeveritar.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar mungesën e pjesëmarrjes së maxhorancës, si akt të jashtëligjshëm dhe antikushtetues, duke deklaruar se refuzimi i tyre ‘demaskon kokat e vërteta që duan t’i fshihen drejtësisë’.

“Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve”, shkruan Basha në Facebook.

Të fundit