Flash News

Ditari i Opozitës

Sot votohet zgjatja e vetingut, zbardhen negociatat e Bashës me Brukselin dhe Uashingtonin

Sot votohet zgjatja e vetingut, zbardhen negociatat e Bashës me Brukselin

Sot në Kuvend do të votohen ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatave të vetingut në drejtësi. Mazhorancës i nevojiten edhe votat e opozitës për të miratuar ndryshimet.

Ndërsa Komisioni i Rithemelimit është shprehur kundër, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar për t’u bërë me dije qëndrimin e PD-së zyrtare.

Mësohet se deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive. Sipas lajmeve që qarkullojnë në media Basha ka qenë në kontakt me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington dhe gjetkë mbi prioritetet e Partisë Demokratike.

Gjithashtu thuhet se Basha është shprehur se PD: “mbështet çdo hap që drejtësia të luftojë pa kompromis korrupsionin politik dhe krimin e organizuar”.

 

Të fundit