Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: Kërkesa drejtuar parlamentit për arrestimin e liderit të opozitës e kthen SPAK 33 vjet mbrapa

Spahia: Kërkesa drejtuar parlamentit për arrestimin e liderit të

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ju drejtua sot parlamentit për të marrë autorizimin e tij për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia në një postim në Facebook shkruan se kërkesa e sotme për arrestimin e liderit të opozitës pa ndjekur fillimisht rrugën kushtetuese, e kthen SPAK 33 vjet mbrapa, kur s’kishte asnjë ndarje mes partisë, qeverisë dhe gjyqësorit.

Rasti i Sali Berishës provoi se Prokuroria e Posaçme dështoi përfundimisht të fitojë besimin e shqiptarëve si një prokurori e pavarur. Kërkesa drejtuar parlamentit për arrestimin e liderit të opozitës pa ndjekur fillimisht rrugën kushtetuese, e kthen SPAK 33 vjet mbrapa, kur s’kishte asnjë ndarje mes partisë, qeverisë dhe gjyqësorit.

Ne, demokratët jemi përgatitur edhe për këtë fazë të sulmit. Nëse synojnë që me izolimin e përkohshëm të Sali Berishës të ndalin bashkimin e opozitës, e kanë gabim. Nëse synojnë shuarjen e protestës në parlament, frikësimin e njerëzve apo eliminimin e opozitës, janë vite dritë larg realitetit.

Ne jemi të vendosur të qendrojmë!

50 vite diktaturë na dëmtuan, por nuk na vranë genin e lirisë dhe dinjitetit. Është koha të përsërisim vetveten, si në 1990-ën”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit