Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Shumë deputetë kanë aktivitete të lojërave të fatit, e përfshirë edhe policia

Spaho: Shumë deputetë kanë aktivitete të lojërave

Deputeti demokrat Edmond Spaho deklaroi nga Komisioni i Ekonomisë se disa deputetë të Kuvendit kanë aktivitete të lojërave të fatit dhe se këtu është e përfshirë edhe policia.

Spaho theksoi se përmes lojërave të fatit është blerë policia dhe drejtorët e saj, dhe rikthimi i bateve nënkupton një aktivitet kriminal.

Deputeti demokrat se të ardhurat për sportin janë vetëm një pretekst i përdorur nga qeveria.

Spaho: Në kushtet e Shqipërisë është aktivitet kriminal. Kush thotë të kundërtën, gënjen, ose është pro mafias. Ky aktivitet është i kapur nga mafia. Politikanë shqiptarë merren me lojëra fati, një numër i konsiderueshëm i deputetëve kanë aktivitet të lojërave të fatit. Ju e dini se cili koleg ka lojëra fati. Ju duhet t’i ndaloni, por nuk ngriheni. Këtu është e bashkuar dhe policia. Me lojëra fati blihet policia, drejtorë policie. I ka nxjerrë media. Lexo se sa komisarë policie janë kapur duke u blerë nga pronarë të lojërave të fatit. Kapi ti se je në krye të qeverisë, unë ngre zërin.

Të fundit