Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho u largua nga komisioni, PD sulmon Berishën: ‘Non grata’ po mbron korrupsionin e inceneratorëve

Spaho u largua nga komisioni, PD sulmon Berishën: ‘Non grata’

Partia Demokratike ka reaguar pasi deputeti dhe mbështetësi i ish-liderit Sali Berisha, Edmond Spaho u largua nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët dhe deklaroi se s’do të jetë më pjesë e tyre, nëse nuk ndryshon ligji për mënyrën sesi funksionojnë.

PD hedh akuza për Berishën se po mbron zyrtarët e përfshirë në këtë çështje, e cila është konsideruar një aferë e madhe korruptive.

Në reagimin e saj, selia blu thotë se Komisioni Hetimor po nxjerr çdo ditë fakte për vjedhjen e miliona parave përmes inceneratorëve.

PD inkurajon SPAK që të veprojë pa humbur kohë e të çojë para drejtësisë përgjegjësit për “vjedhjen” e 430 milionë eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.

Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates.

PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.

Të fundit