Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e tij, pse Sali Berisha e krahason Ramën me Putinin

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e tij,  pse Sali

Prokuroria e Posaçme kërkoi sot autorizimin nga Kuvendi për të ekzekutuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “Detyrim Paraqitje” në “Arrest Shtëpie” ose “Arrest me Burg” për kreun e PD-së, Sali Berishën. 

Disa orë më pas kryeparlamentarja Lindita Nikolla, bëri me dije se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK më datë 18 dhjetor, ora 12:00.

Kryedemokrati Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin e opozitës të dënuar apo me juntën e Mianmarit. Sipas tij kjo është dëshmi e një narkoregjimi.

SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri”, tha Berisha.

Pse Berisha e krahason Ramën me Putinin?

Aleksei Navalny, i cilësuar si kundërshtari më i fortë i Putin  është dënuar me 19 vjet burgim nën akuza për ekstremizëm dhe akuza të tjera të cilat ai i ka cilësuar si të motivuara politikisht.

Gjithashtu tre prej avokatët e Navalnyt -Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster, janë arrestuar në tetor dhe po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një komunitetit ekstremist, për shkak të lidhjeve të tyre me Navalnyn dhe me fondacionin e tij kundër korrupsionit.

Disa ditë më parë Navalny, është  dërguar në një burg tjetër, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende

Nën sundimin e Presidentit Vladimir Putin, Rusia ka pasur një histori të zymtë sulmsh, helmimesh dhe vrasjesh të kundërshtarëve të qeverisë.

Në vitin 2015, aleati i zotit Navalny, Boris Nemtsov u qëllua dhe u vra në një urë jashtë mureve të Kremlinit. Vladimir Kara-Murza, ndihmës i zotit Nemtsov, mezi mbijetoi një sulm me helm disa muaj më vonë.

Për çfarë akuzohet Sali Berisha:

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi.

Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

 

Të fundit