Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK i mbyll derën Xhafajt, Bardhi: Asnjë intimidim nuk e shpëton dot nga përgjegjësia qeverinë

SPAK i mbyll derën Xhafajt, Bardhi: Asnjë intimidim nuk e shpëton

Kreui grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i tha “jo” Komisionit “Xhafaj 2”.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se përpjekja e Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme, e ka marrë përgjigjen, kur SPAK e ka cilësuar “në kundërshtim me ligjin”, vizitën inspektuese që Xhafaj ka kërkuar.

"Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara", shkruan Bardhi.

Të fundit