Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkoi heqjen e mandatit, Berisha: Mosbindja civile në parlament nuk do të ndryshojë

SPAK kërkoi heqjen e mandatit, Berisha: Mosbindja civile në parlament

Kreu i PD-së Sali Berisha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, foli për kërkesën e  SPAK për një tjetër masë sigurie për të. 

"Jam i sigurt që Kryesia do të më dërgojë mua relacionin. Baza e këtij qëndrimi është propozimi im në vitin 2012. Vitin 2012 personalisht jam angazhuar në një nisëm për aprovimin e nenit të kushtetutës i cili i jep imunitet ndaj veprimeve të gjyqësorit për deputetët. Nuk kam ndryshuar ndonjëherë mendim se ajo ka qenë e drejtë.

Vendimi i parlamentit do respektohet nga unë. Kushtetueshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë ligjin kushtetutën. Por sidoqoftë cilido që të jetë vendimi do ta pranoj.

Asnjë ndryshim të mosbindjes civile nuk do të ketë. Ne do vazhdojmë. Grupi është plotësisht kundër. Nuk do votojë. Jam i sigurt që kryesia e parlamentit do më dorëzojë relacionin. Qëndrimi im është ky.", tha Berisha.

Ndërkohë teksa mazhoranca miratoi e vetme ndryshimin e Rregullores së ParlamentitBerisha u shpreh se ky ishte hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës.

Ndryshim sipas të cilit, një grup deputetësh i lejojnë vetes, ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetëve. Përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit, dmth ndalimin e çdo lloj veprimtarie të deputetit.

Kjo është faza parapërfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në parlament dhe u garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjen e opozitës për rivendosjen e parlamentarizmit, pluralizmit politik në parlament. Vendosmëria është e plotë e palëkundur. Kjo është ajo që mund të ju them sot”, tha Berisha.

Të fundit