Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën, Bardhi: Provokim

SPAK kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për

Kryetari i grupit parlamentar të PD- së Gazment Bardhi,  foli për kerkesën e SPAK për një tjetër masë sigurie për Sali Berishën.  Në një komunikim për gazetarët,  pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të deputetëve të  PD-së, ai tha se vendimi është provokim.

Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës”, tha ai.

 

Të fundit