Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, avokatët e Berishës kërkojnë të shtyhet marrja e vendimit

SPAK kërkon arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, avokatët

Ditën e sotme pritet që GJKKO të vendosë për kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ kreun e PD-së Sali Berisha.

Vendimi pritet të jepet në orën 15:00, ndërsa dy ditë radhazi janë shtyrë seancat e mëparshme pasi avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë avokatët e Berishës po kërkojnë të shtyjnë sërish kohën e marrjes së vendimit nga GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Të fundit